Një Gjykatë në Serbi e dënoi me 15 vjet burg, Darko Sariq, si kreun e një bande kriminale dhe trafikimi të kokainës.
Gjykata vendosi se ai është fajtor, për udhëheqjen e një organizate kriminale që kontrabandoi 5.7 tonë kokainë, nga Amerika e Jugut në Evropë, gjatë viteve 2008 dhe 2009.
Anëtarët tjerë të bandës u dënuan prej disa muaj deri në 15 vjet burg. Në vitin 2015, 49 vjeçari Sariq, u dënua me 20 vjet burgim, por vendimi u kthye në rigjykim.
Sariq ka deklaruar se është i pafajshëm.
Ai ka qenë në arrati që nga viti 2010, mirëpo iu dorëzua policisë serbe në mars të vitit 2014.
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë