Ambasadori amerikan: Në Kosovë ka zyrtarë që e vënë interesin personal mbi të mirën e publikut

10:09 | 10 Dhjetor 2018
M. A.

Sot është hapur Java Kundër Korrupsionit. Në këtë ngjarje morën pjesë ambasadori i ShBA-së, Philip S. Kosnett, ai britanik, Ruari O’Connell, shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova dhe të tjerë, shkruan arbresh.info.

Ambasadori i Amerikës, Philip Kosnett ka thënë se e përgëzon Qeverinë dhe Kuvendin që kanë bërë hapa në luftimin kundër korrupsionit.

“Falënderoj Kuvendin që ka miratuar ligjet që luftojnë korrupsionin. Mirëpo është e qartë që ligjet e mira funksionojnë kur zbatohen. Disa zyrtarë marrin mito dhe ndërhyjnë në gjyqësor. Në Kosovë ka zyrtarë që e vënë interesin personal mbi të mirën e publikut. Korrupsionin zvogëlon besimin e qytetarëve në institucione. Qeveria duhet të dëshmojë që është e gatshme të ndëshkoj të korruptuarit nga lartë poshtë. Prijësit guximtarë duhet të jenë të gatshëm të pyesin vetën a po i shërbejnë Kosovës apo dikujt tjetër”, tha ai.

Po ashtu në këtë ngjarje po merr pjesë edhe ambasadori i Francës në kosovë Didier Chabert.

Ambasadori i Francës, Didier Chabert, ka thënë se në raportin e fundit për Kosovën thuhet se  konflikti i interesit ka të bëjë me moslejimin e funksionimin e ligjit.

“Kemi mungesë të ndëshkimit të shërbyesve civil që e kalojnë vijën e konfliktit të interesit. Kjo çështje duhet të trajtohet në mënyrë të duhur sepse njerëzit janë viktima” ka thënë ai./Arbresh.info.

Investitorët gjerman ngurrojnë të vijnë në Kosovë për shkak të korrupsionit

 

Shpërndaje në rrjete sociale