Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq është ndalur dje në Merdarë nga xhandarmëria serbe, e cila ia ndaloi hyrjen në Serbi. Rreth ndalimit të Petroviq ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës me shqetësim ka pranuar sot informatën se në vendkalimin kufitar në Merdare, është ndaluar pa asnjë arsye nga policia serbe, deputeti i Republikës së Kosovës, z. Slobodan Petroviq, dhe se i njëjti është mbajtur për orë të tëra në këtë vendkalim.
“Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron se kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Republikës së Kosovës, posaçërisht ata të komunitetit serb, që punojnë nëpër institucionet e Kosovës e që janë subjekt i hetimeve, keqtrajtimeve dhe fyerjeve nga autoritetet serbe” thuhet në reagimin e qeverisë.
Me tej ne reagim thuhet se: “Qeveria e Republikës së Kosovës e quan të pa tolerueshëm rastin e sotëm dhe kërkon që këto praktika nga ana e Serbisë të ndërpriten sa më shpejtë dhe që në të ardhmen asnjë qytetarë i Kosovës, nga asnjë përkatësi etnike të mos ketë problem të tilla”.
“Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se situata të tilla nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë”, përfundon reagimi i qeverisë së Republikës së Kosovës.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot