Në muzeun mozaik të Zeugmas në Gaziantep të Turqisë janë kthyer pjesët e humbura të mozaikut “Gipsy Girl”.
Ky mozaik është i vjetër pothuajse 2 mijë vjet, këto u kthyen në Turqi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pjesët u larguan nga Turqia në vitet 1960 dhe u blenë nga një universitet amerikan, i cili përfundimisht pranoi t’i kthente ato.
Arkeologët zbuluan mozaikun 20 vjet më parë, duke gërmuar në eshtrat e qytetit Zeugma, të themeluar nga një gjeneral i Aleksandrit të Madh i shkatërruar në shekullin e III-të.
“Gipsy Girl” është ribashkuar me familjen e saj,” tha kryebashkiaku i Gaziantepit, Fatma Sahin.
Këto u blenë nga Boëling Green State University në Ohajo
Në vitin 2012 Turqia kërkoi kthimin e tyre, e cila më në fund u ra dakord që pjesët të kthehen pas pesë vjet bisedimesh.

Vdiq në një vetaksident në Prevallë, nxirret trupi i pajetë ...
Fjala e plotë e Ministrit Konjufca në Këshillin e Sigurimit ...
Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët ...
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta