Atletico Madridi dhe Deportivo Alaves kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat spanjolle kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për ndeshjen në Wanda Metropolitano në kuadër të xhiros së 15-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Me barazimin ndaj Gironas në xhiron e fundit, Atletico Madridi vazhdoi qëndrimin si e pamposhtur në La Liga me pesë fitore dhe pesë barazime në 11 ndeshjet e fundit duke regjistruar startin më të keq që nga sezoni 2011/12.
Sidoqoftë, ata rikthehen në Metropolitano sot për të zhvilluar ndeshjen kundër Alaves si skuadrat që nuk kanë humbur asnjë ndeshje në shtëpi këtë sezon.
Ndërkohë, mysafirët janë duke shijuar fillimin më të mirë të një sezoni ndonjëherë që nga rikthimi i tyre në kampionatin kryesor.
Ndeshja mes tyre fillon në ora 13:00./arbresh.info/
https://twitter.com/Atleti/status/1071355481233465345
https://twitter.com/RCDeportivo/status/1071355234251886592
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1