Rikthehet miqësia mes Bebe Rexhës Rita Orës? Pasi Bebe dhe Dua Lipa u nominuan në çmimet “Grammy”, këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare ka reaguar.
Rita Ora hodhi poshtë spekulimet se është përçarë miqësia me Beben duke shpërndarë një fotografi ku putheshin në buzë. Ajo nuk kurseu urimet për fitoren në kategorinë si “Artistja më e mirë”, ku garon me Dua Lipën dhe të tjerë.
Yllin e hitit “Neë Rules” nuk e përmendi aspak duke shtuar spekulimet se marrëdhëniet mes tyre vijojnë të jenë të ftohta. Konflikti ka nisur pak vite më parë.
Dua i ka kërkuar ndihmë Rita Orës dhe menaxheres së saj ta ndihmonin, (menaxhere e këngëtares është motra e saj më e madhe Elena), por kjo e fundit nuk ka pranuar dhe kjo mendohet se është arsyeja se përse Rita dhe Ora nuk komunikojnë me njëra-tjetrën.
Rita Ora gjatë konferencës në Prishtinë gjatë festës së Pavarësisë tha se është e lumtur për suksesin e Dua Lipës në botë, sikurse edhe për Bebe Rexhën për të cilën tha se tani janë shoqe të ngushta. Ndërsa më parë Dua gjatë një interviste është shprehur se nuk e njeh personalisht Ritën./gsh/

50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...