Avokati i Rustem Mustafës, Tomë Gashi ka thënë se sipas të gjitha gjasave klienti i tij nuk është ftuar në Gjykatën Speciale në Hagë si dëshmitarë, por si i dyshuar.
Gashi në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini ka thënë se Mustafa ka mundur të intervistohet edhe në Kosovë.
“Kjo është një çështje taktike dhe teknike për të cilën ka vendosur prokurori në Hagë. Nuk përjashtohet rreziku që ai pas intervistimit të mbetet në Hagë”.
Avokati ka thënë se edhe në të kaluarën kanë ndodhur intervistime në Kosovë, por ato kanë ndodhur në varësi të rrezikshmërisë se rasteve.
Sipas Gashit, klienti i tij Rustem Mustafa, ishte deklaruar i gatshëm t’i përgjigjej Gjykatës Speciale.
“Remi ka qenë ndër të parët zyrtarë të profilit të lartë që ishte arrestuar në vitin 2002. Ai ishte arrestuar nga policë me maska që deri në atë kohë nuk ishte parë”.
Ai ka paralajmëruar se situata me Remin është e komplikuar pasi gjykimi pritet të zgjasë me vite.
“Vështirë të mendohet se procedurat e gjykimit do të përfundojnë shpejt”, tha Gashi
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin