Studentët i japin afat qeverisë së Shqipërisë deri ditën e martë për plotësimin e kërkesave të tye. Në rast të kundërt kërcënojnë me përshkallëzim të protestës, ndërkohë që thonë se nesër do të mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit.
‘Ajo që pamë ne sot ishte një përpjekje për të mashtruar studentët. Nëse tregojmë që kemi unitet këta nuk na manipulojnë dot. Ne jemi të vendosur që të gjitha kërkesat tona të plotësohen. Nëse nuk plotësohen do të përshkallëzohen. Deri të martën do të vendosim se deri në çfarë pike do ta përshkallëzojmë protestën’, tha një nga studentët në protestë.
Lidhur me apelin e kryeministrit për negociata, studentët janë shprehur sërish qartë se e vetmja negociatë është plotësimi i kërkesave të tyre, shkruan Lapsi.al, përcjellë Klan Kosova.
‘Jemi të informuar me deklaratën e kryeministrit. Është një kërkesë dyfytyrëshe e kryeministrit. Para dy muajsh largoi me forcë një studente nga salla, sot kërkon një negociatë, pasi e ndjen që nuk na mposht dot. Ne jemi kundër negociatës dhe grupeve të punës ne kërkojmë plotësimin e të gjitha kushteve’, tha një tjetër student.
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...