Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për lëndën “Titanik”, e cila ka të bëjë me parregullsi zgjedhore.
Gjykimi për këtë rast ndodhet në fazën e dëshmive dhe duhet të vazhdojë me leximin e SMS mesazheve mes të akuzuarve, të propozuara nga Prokuroria Speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rastin “Titanik” të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkovska-Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragovski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alekskoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen për shoqërim kriminel, dëmtim të së drejtës së votës, dëmtim të lirisë së votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve, shkatërrim të materialeve zgjedhore dhe keqpërdorim të mjeteve financiare për fushatë zgjedhore.
Gjykata në seancën e kaluar pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe i shqiptoi 30 ditë paraburgim ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...