Rob Holding pritet të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit pas lëndimit të pësuar në gju kundër Manchester United.
Qendërmbrojtësi i Arsenali ishte larguar me lece nga fusha gjatë pjesës së parë të ndeshjes në Old Trafford që përfundoi baras 2 me 2, transmeton portali arbresh.info.
23-vjeçari ka dëmtuar rëndë ligamentet dhe kjo mund të bëjë që të mbetet jashtë fushës për shumë muaj.
Holding ishte njëri nga lojtarët më në formë te Arsenali nën udhëheqjen e Unai Emery duke ngjallur edhe bisedime se mund të ftohet nga “Tre Luanët”.
Por, ai tani duhet të rikuperohet para se të përpiqet sërish për të impresionuar trajnerin Gareth Southgate të Anglisë./arbresh.info/
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...