Ish-drejtori i hipotekës së Korçës dhe tre punonjës dhe ish-punonjës kanë përfunduar në pranga së bashku me një qytetar. Nga të dhëna konfidenciale dyshohet se kanë kryer korrupsion dhe veprimtari të paligjshme me certifikata të pronësive duke ndërhyrë fiktivisht në dokumente.
Shkeljet për të cilat janë arrestuar ish-drejtori i Hipotekës së Korçës, Leftjon Bardho, ish punonjësit Ersil Gorari, Erjon Arif dhe bashkëshortja e tij Arsidesa Hysi regjistruese, por dhe këshilltares së LSI në këshillin bashkiak të Korçës, janë kryer gjatë periudhës 2015-2017.
Sipas të dhënave, Erion Arifi dhe 65 vjeçari Andrea Zallëmi, kanë kryer ndërmjetësimin e rasteve kur personat kishin probleme për të përfituar certifikatën e pronësisë dhe ndërhynin në dokumentet përkatëse në këmbim të shumave të ndryshme monetare.
Burime konfidenciale thonë se bëhet fjale për 10 raste të dokumentuara nga Prokuroria e Korçës ku këta persona kanë përfituar nga rastet e shitblerjes se pronave duke bërë që transaksionet e detyruara për qytetarët të jepej KESH dhe të përfundonte në xhepat e tyre në këmbim të kryerjes së procedurave.
Paraprakisht Gjykata e Korçës ka vendosur masën arrest me burg me kërkesë të prokurorisë në një seancë hermetike duke mos dhënë informacione të detajuara ndërkohë që pritet të mësohet më shumë rreth skemës së veprimit të këtyre personave.
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...