Gazeta ditore „Thurgauer Zeitung“ në magazinën e saj „Who is Who“, ka prezantuar në një event para 170 të ftuarve në qytetin Weinfelden, emrat e prominentëve të vitit 2018.
Nazmije Ismaili ishte nominuar në kategorinë politikë, sport, ekonomi dhe dije, si personalitet politik që është angazhuar për mirëqenie të qytetarëve. Ismaili është prej tre vjetësh anëtare e komisionit për verfikimin e buxhetit të komunës. Angazhimi i saj veçohet në ruajtjen e vendeve të punës, veçmas në doganën e Romanshornit, për të cilën zëvendeskryetarja e FDP-së për Romanshorn ishte angazhaur me sukses që dogana mos të mbyllet, njofton Albinfo.ch.
Krahas angazhimit politik, Ismaili punon si menxhere e produkteve në kompaninë e madhe të sigurimeve, « Generali ». 29 vjeçarja është e diplomuar në ekonomi dhe që nga qershori është zgjedhur presidente e liberalëve të rinj, JFDP në Thurgau, shkruan Albinfo.ch.

Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë
Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...
Ekuipazhi i Artemis II tani është në gjysmën e rrugës drejt ...
Beteja e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë po shkon drejt fundit
Kryeministri sllovak kërkon që BE-ja t’i heqë sanksionet nda...
Pas presidencës, këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Osma...