Gianni Infantino nuk po zbrapset nga ideja e tij.
Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino po qëndron në idenë e tij se Kampionati Botëror do të zhvillohet me 48 kombëtare.
Kreu i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë ka thënë se është paksa e vështirë, por që në futboll mund të ndodhë çdo gjë.
“Do të ishte fantastike. Është paksa e komplikuar, por në futboll mund të ndodhë çdo gjë”, ka thënë Infantino, përcjell “lajmi.net”.
“Nëse nuk është e mundur kjo gjë në Botërorin e ardhshëm, atëherë do të vazhdojmë me 32 kombëtare, ndërsa në vitin 2026 do ta bëjmë me 48 kombëtare”, ka shtuar më tej Infantino.
Në vitin 2026, SHBA-të, Meksika dhe Kanadaja, do të jenë nikoqir të Kampionatit Botëror, ndërsa Infantino insiston që ta bëjë atë me 48 kombëtare, pasi në vitin 2022, kjo gjë nuk është lehtë e realizueshme.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...