Jens Stoltenberg, kërkoi nga Rusia që t’i lirojë anijet dhe marinarët e Ukrainës, të ndaluar gjatë konfrontimit pranë Krimesë, më 25 nëntor.
Konfrontimi në Detin e Zi midis Rusisë dhe Ukrainës dhe fati i marrëveshjes për raketa bërthamore pritet të dominojnë agjendën e takimit të sotëm të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.
Përpara takimit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kërkoi nga Rusia që t’i lirojë anijet dhe marinarët e Ukrainës, të ndaluar gjatë konfrontimit pranë Krimesë, më 25 nëntor.
“Nuk ka justifikim për këtë përdorim të forcës. Bëjmë thirrje për qetësi dhe përmbajtje. Rusia duhet t’i lirojë marinarët dhe anijet e Ukrainës”, tha Stoltenberg.
Takimi i NATO-s po ashtu vjen në kohën e tensioneve të larta midis Uashingtonit dhe Moskës, pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, në tetor, se SHBA-ja do të tërhiqet nga Marrëveshja për Forca Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme Veprimi, transmeton “Radio Evropa e Lirë”.
Ky pakt dypalësh, i nënshkruar më 1987, i ka ndaluar raktetat me rreze të mesme.
Trump ka thënë se SHBA do të tërhiqet pas shkeljeve të dyshuara të marrëveshjes nga ana e Rusisë.
Moska i ka mohuar vazhdimisht shkeljet.
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...