Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në periudhën prej 3 deri 5 dhjetor 2018 do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, ku do të merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Veri-Atlantik të NATO-s, me vendet kontribuuese në misionin për mbështetje në Afganistan.
Në mbledhje do të shqyrtohet çështja për përparimin dhe mbështetjen e misionit në Afganistan, si dhe rolin e NATO-s dhe partnerëve të saj për sigurimin e prosperitetit në Afganistan dhe rajon, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në kuadër të takimit parashihet që ministri Nikolla Dimitrov të realizojë takime dypalëshe me kolegët e tij, ku fokusi do të jetë në integrimet euroatlantike të Maqedonisë”.
“Vizita në Bruksel do të shfrytëzohet edhe për takime në selinë e Komisionit Evropian me Federica Mogerinin dhe eurokomesarin për zgjerim Johannes Hahn”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Dimitrov do të mbajë fjalim edhe para grupit “Miqtë e Maqedonisë” në Parlamentin Evropian, i udhëhequr nga eurodeputeti Hans Van Balen./Telegrafi/
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...
Gjykimi i Endrit Nikës për vrasjen e argjentinases në Fushë-...