Siç thonë raportet në Itali, Manchester Unitedit i është refuzuar një ofertë 103 milionëshe nga Napoli për yllin Kalidou Koulibaly.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho është duke kërkuar nënshkrimin me një qendërmbrojtësi të ri pas një merkato dëshpëruese verore, transmeton portali arbresh.info.
Dhe siç raporton gazeta italiane ‘Corriere dello Sport’, Manchester United ka vendosur në tavolinë një ofertë prej 103 milionë euro për mbrojtësin e Napolit, Kuolibaly.
Ata thonë se strategu portugez është një admirues i madh i 27-vjeçarit.
Megjithatë, Napoli ka refuzuar ofertën për shkak se ata dëshirojnë të mbajnë në skuadër mbrojtësin./arbresh.info/
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...
Gjiganti anglez me ofertë prej 90 milionë eurosh për Arda Gu...
Ndërron jetë i lënduari nga aksidenti me tren në Klinë
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës
Banorët e Rugovës protestojnë kundër vendimit për ndalimin e...