Mohamed Salah është i fokusuar për të fituar trofe me Liverpoolin dhe jo çmime individuale.
Sulmuesi nis ndeshjen e së dielës duke qenë shumë afër një tjetër rekordi sa i përket golave te “Redsat”, transmeton portali arbresh.info.
Dy gola kundër Evertonit do të bënin që Salah të lë pas rekordin e vendosur nga George Allan në vitin 1989 duke shënuar 41 herë brenda 50 paraqitjeve të tij të para me klubin. Megjithatë, është suksesi kolektiv, jo personal, që egjiptiani synon të arrijë.
“Qëllimi im sezonin e kaluar nuk ishte vetëm të thyej rekordin e golave, por gjithashtu të fitoj diçka me klubin”, ka thënë Salah për ‘Sky Sports’.
“Ne ishim shumë afër në finalen e Ligës së Kampionëve, por ky është futbolli, ne duhet të pranojmë rezultatet”
“Këtë herë gjithashtu nuk mund të them se kam qëllim të fitoj diçka individualisht, qëllimi im është të fitoj diçka me klubin”
“Kjo do të ishte madhështore për ne si një skuadër dhe si lojtarë. Është gjithashtu ëndërr për qytetin dhe për tifozët. Mendoj se këtë sezon ne do të bëjmë diçka”
Liverpooli do të përballet me Evertonin nesër duke filluar nga ora 17:15./arbresh.info/
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit