Komisioni Hetimor Parlamentar ka mbajtur mbledhjen e radhës në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018.
Në këtë komision ishin të ftuar për intervistim Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, Lulzim Ejupi.
Ndonëse Presidenti nuk ishte i pranishëm dy të tjerët kishin ardhur.
Kryetari i komisionit, Xhelal Sveçla ka thënë se nuk kanë asnjë njoftim nga Presidenti i Kosovës.
Anëtari Hajdar Beqa ka kërkuar nga kryetari që ta tërheq pikën ku është intervista për Presidentin.
“Ai është jashtë vendit dhe do të duhej të hiqej kjo pikë, s’kemi nevojë ta votojmë me këtë pikë”, ka thënë ai.
Këtë kërkesë e ka pasur edhe deputeti Muharrem Nitaj.
“Pasi që është jashtë vendit Presidenti le të mbetet pika e tretë për mbledhjen e radhës të jetë në vërejtje për Presidentin dhe të mos debatojmë këtë. Ose e miratojmë rendin e ditës por që intervista e Presidentin të mbetet në mbledhjen e ardhshme”, tha ai.
Kryetari Sveçla ka thënë se duhet votuar njëherë ky rend i ditës dhe pastaj të flasin për pikën për Presidentin.
“Atëherë ta votojmë propozimin e Muharremit”, ka thëne ai./Arbresh.info
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë