Manchester United është i gatshëm të paguajë shuma të majme të parave për mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.
“Evening Standar” i Londrës shkruan sot se ylli i madrilenëve është një ndër lojtarët e preferuar të shefit ekzekutivit të ekipit, Ed Woodward – dhe ka punuar me menaxherin Jose Mourinho në të kaluarën.
Ky i fundit është i gatshëm ta bëjë francezin, mbrojtësin më të shtrenjtë në histori, nëse mund ta bindë Madridin ta shesë.
United gjithashtu po kërkojnë shërbimet e Toby Alderweireldit të Tottenhamit, po kjo lëvizje do të bëhet nëse dështojnë me kampionin e botës për klube dhe kombëtare.
Theksojmë se futbollisti kishte punuar me trajnerin aktual të Djajve të Kuq, Jose Mourinho, sa ishte ky i fundit shef shtabit teknik të ‘mbretërve’.
Sipas web-faqes së specializuar për vlerësime të futbollistëve, transfermarkt.de, vlera aktuale e lojtarit kap shifrat e 80 milionë eurove.
Theksojmë se Varane deri më tani ka pasur 151 paraqitje për Realin dhe ka shënuar vetëm dy gola.
104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Trump ofron 3,000 dollarë për emigrantët që vetëdeportohen
Trump reagon sërish: SHBA-së i duhet Greonlanda për sigurinë...
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë