Pas modës që nxori Nintendo me aparatet e tij të vegjël, ishte vetëm çështje kohe që edhe kompania Sony të propozonte një nismë të tillë.
Play Station Classic është një riprodhim i zvogëluar i aparatit të parë origjinal, i cili hyri në histori me markën Play Station. Operacioni “nostalgjia” i kompanisë japoneze Sony, kërkon t’i mundësojë një gjeneratë të re lojtarësh zbulimin e disa prej prodhimeve më të famshme të kësaj industrie.
Një përmbledhje prej 20 lojrash klasike, ndër të cilat: Final Fantasy VII, Metal Gear Solid, Tekken 3, Crash Bandicot, Pro Evolution Soccer 1, Street Fighter etj. do të përfshihen kësaj radhe në memorien e aparatit të ri.
Play Station Classic tregon në fakt diferencën e grafikës së papërpunuar të një kohe, kundrejt asaj bashkëkohëse. Puna e Sony-t për të prezantuar një version të zvogëluar të një produkti kaq të dashur për përdoruesit e tij ka qenë e përkryer. Përmasat e kasës janë të reduktuara në krahasim me origjinalin në masën 45%, por pavarësisht zvogëlimit dhe mungesës së hapësirës për futjen e disqeve, çdo gjë tjetër në formë dhe në material është ruajtur në mënyrë të njëjtë./TCh/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit