Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Dita e Sigurisë së Kosovës këtë vit është më e veçantë, pasi që së shpejti vendi do të bëhet me Ushtri.
Veseli ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Ushtria e Kosovës do të jetë nderi dhe krenaria e shtetit.
“Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës këtë vit është më e veçantë se çdo herë tjetër. Për pak ditë ne përmbyllim procesin e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. Djemtë dhe vajzat e saj do të jenë nderi dhe krenaria e shtetit, në shërbim të sigurisë, lirisë, paqes dhe vlerave multietnike të vendit tonë sovran”, ka shkruar Kryeparlamentari Kadri Veseli.
Defekt me energji elektrike në Trepçë, disa minatorë mbeten ...
Rusia po përdor listat e kërkimit të Interpolit për të godit...
Rinumërohen rreth 70% e votave
Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy pr...
Moti sot në Shqipëri me reshje shiu
Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbi...