Gjatë e pothuajse nga të gjithë u komentua takimi i djeshëm mes dy qeverive.
Por dikush po uron që ky takim të harrohet sa më shpejt.
Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, i dedikoi një status kësaj ngjarje në rrjetin e tij social Facebook.
Ky është postimi i plotë:
Të dashur miq,
Ajo çfarë u pa nga takimi i djeshëm mes dy qeverive të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë urojmë të harrohet sa më shpejtë.
Sjelljet dhe fjalët prej arroganti, e të papranueshme të “Padishahut” të vetëshpallur Rama, janë të tilla, sa herë vjen në Kosovë (besa edhe kur nuk është në Kosovë).
Kjo nuk është hera e parë.
Ata që kanë dashur ta shohin këtë, kanë mund ta shohin edhe herave tjera.
Nuk po i përsëris, unë kam thënë mendimin tim për të, për veprimet e tija skandaloze,nuk ia vlen më u marr me to.
E këtyre zyrtareve tonë, zoti iu ndihmoftë…që nuk ishin në gjendje me ia”përplasë” në fytyrë shumë gjëra atij, edhe pse i mungon fytyra por megjithatë është dashur të flasin, por kush?!
Shpresoj që pas një dite, pasi kanë marrë pak frymë nga ”puna”e madhe që kanë bërë, i kanë pa sjelljet, fjalët, arrogancën, prepotencën
Kosovës më së paku i duhet mësim, nga ai që i ka punët PUS në shpi të vet.
Sa për të dhe sojin e tij, kufinjët e Kosovës na i kishin bërë ”sallatë”.
Fjalori i tij më së miri tregon kush është ai, ia tham apo jo me emër…
I.Beqiri
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...