Aleanca Kosovar e Bizneseve (AKB) në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë e Industrisë (MTI) organozon sot hapjen solemne të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?.
Javët e Biznesit Kosovar 2018 organizohen me traditë 16 vjeçare në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve Kosovare, të stimulojë Bizneset vendore, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë ambient të favorshëm afarist për një zhvillim më të hovshëm ekonomik
Ky manifestim do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme nëpër tërë territorin e Kosovës duke filluar nga sot në Prishtinë dhe do të vazhdoj me aktivitete promovuese, konferenca, tryeza, analiza hulumtuese si dhe promovimi i Prodhimeve vendore në Qendrat Tregtare me moto Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë shumë prodhues-përpunues-shërbyes me asortiment të gjërë të produkteve si mundësi e yëvendësimit të prodhimeve serbe.
Në Javët e Prodhimeve Vendore 2018 janë të ftuar: Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, përfaqësues të Qeverisë qendrore dhe lokale, Ambasadat Diplomatike, të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, të institucioneve universitare, të Bizneseve, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe mediat.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...