Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përshëndetur punimet e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.
Veseli përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se nënshkrimi i marrëveshjeve forcon lidhjet ekonomike, arsimore, kulturore dhe në shumë fusha të tjera dhe se janë një zhvillim pozitiv për qytetarët e dy vendeve.
Statusi i plotë:
Përshëndes punimet e mbledhjes së përbashkët të qeverive të dy vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë.
Nënshkrimi i marrëveshjeve që forcojnë lidhjet tona ekonomike, arsimore, kulturore dhe në shumë fusha të tjera janë një zhvillim pozitiv për qytetarët tanë.
Unë besoj se këto marrëveshje, por edhe të tjerat që do të nënshkruhen në të ardhmen, do të gjejnë zbatim të menjëhershëm dhe efikas, e jo të mbesin vetëm pjesë e diskursit tonë publik.
Vetëm duke bashkëpunuar ngushtë me njëri-tjetrin, duke ndihmuar njëri-tjetrin, duke promovuar bashkë vlerat tona, ne ndërtojmë një jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe një të ardhme më të ndritur për gjeneratat e reja.
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...