Në xhaminë Ulu në qytetin Ede të Holandës, e cila është e lidhur me Fondacionin Turk të Çështjeve Fetare, përreth saj janë vendosur pankarta me mbishkrime islamofobike, raporton Anadolu Agency (AA).
Lëvizja e djathtë ekstreme Voorpost, e cila ka marrë përgjegjësinë e këtij akti, nëpërmjet rrjetit social ka publikuar fotografinë e pankartave në të cilat ishte shkruar “Ndalo terrorizmin islam”, “Ndalo islamizmin”.
Kryetari i Fondacionit të Xhamisë Ulu, Hüseyin Durmuş në një deklaratë për AA ka dënuar sulmin në fjalë dhe ka thënë se për një javë kanë ndodhur dy sulme.
“Në sulmin e parë në dritaren e xhamisë ishte vendosur një pankartë me shkrimin ‘Ndaloni prerjen Hallall’. Këtë nuk deshëm ta ndajmë me mediat. Qëllimi i këtij grupi është që të shfaqen në media dhe të tërheqin vëmendjen”, tha ai.
Një javë pas këtij rasti, Durmuş bën të ditur se në llambat në rrugën përreth xhamisë dhe në hyrje të një ndërtese që është në ndërtim dhe ndodhet pranë xhamisë, janë vendosur shkrime islamofobike.
“Jemi ankuar te policia për të dy sulmet. Policia pasi bëri vlerësimet e para njoftoi se për arsye të lirisë së shprehjes, do të kryejnë hetime jo për shkak të përmbajtjes së shkrimeve, por për shkak të vendosjes së pankartave pa lejen e xhamisë”, tha ai. Durmuş tha se janë në komunikim me kryetarin e komunës dhe policinë në lidhje me rastin. Ai shtoi se kryetari i komunës ka thënë se ndjehet i pikëlluar që nuk mund të bëjë asgjë, përderisa xhamia nuk pëson dëme.
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...