Ambasada Amerikane në Kosovë ka vlerësuar lart rolin e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pakos së ligjeve për Agjendën Evropiane të Reformave, respektivisht ligjet që lidhen me reformat në sistemin e drejtësisë.
“Uroj Kuvendin e Kosovës për punën e bërë në koordinim mes gjitha partive për të miratuar ligje kyçe që përmirësojnë efikasitetin e drejtësisë, zgjerojnë të drejtat e grave në tragjëgimi, mbyll vakumet ligjore ndaj krimit dhe i mbronë ata që raportojnë korrupsionin. Sfida e ardhshme është zbatimi konsistent”, ka shkruar në Twitter u.d ambasadorja Amerikane në Kosovë, Colleen Hyland.
I would like to express my deep gratitude for both MP’s and the @USAmbKosovo for the wonderful work done. https://t.co/086ftbEcGH
— Kadri Veseli (@KadriVeseliKS) November 24, 2018
Këtë postim të diplomatës amerikane e ka shpërndarë në Twitter-in e tij kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili ka falënderuar deputetët dhe Ambasadën Amerikane për punën e mirë që kanë bërë për miratimin e ligjeve.
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit