Rita Ora sapo ka nxjerrë albumin e saj të dytë të titulluar Phoenix, por prezantimi nuk ka qenë ndër më të mirët. Diva e Pop-it ka performuar në New York përgjatë festës së ditës së Falënderimit, por performanca e saj ka rezultuar pothuajse një katastrofë.
Të kënduarit me play-back kësaj rradhe i qëlloi si shaka e hidhur, duke e gjetur veten në mospërputhje me regjistrimin e këngës “Let you love me”, në disa momente. Për këtë stonaturë rrjetet sociale nuk e kanë falur, duke ironizuar e satirizuar mbi dështimin e këngëtares.
Një rrëshqitje e keqe për këngëtaren britanike, e cila që kur ka shpërthyer në vitin 2012, ka korrur sukses pas suksesi, ku kryesisht me performancat LIVE e ka mësuar publikun tërësisht me tjetër cilësi, duke i dhuruar emocione të forta.
Megjithatë, deri tani Rita ka arritur të shesë 14 milion disqe, dhe të marrë 1,3 miliard shikime online për 5 këngët kryesore të albumit të saj, vetëm në ditët e fundit! Vetëm hiti “Your Song”, i shkruar nga Ed Sheeran, i ka kaluar 352 milion shikime.
“Një ndër ndjesitë më çliruese për mua është të luaj dhe të krijoj muzikë. Ky album është një album i vërtetë dashurie dhe ka qenë e rëndësishme për mua ta kompozoj sipas mënyrës time. E vlerësoj shumë dashurinë dhe mbështetjen e atyre që kanë bashkëpunuar me mua në bërjen e tij, dhe që më kanë lejuar të krijoj diçka për të cilën të ndjehem me të vërtetë krenare”, deklaroi Rita Ora

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...