Arti shqiptar ka humbur një artist shumë të mirënjohur me disa çmime të fituara. Bëhet fjalë për aktorin dhe regjisorin e njohur Qirjako Sava.
Ai ishte pjesë e krijimit të kësaj trupe profesioniste, me vlera të veçanta dhe është vlerësuar me titujt “Qytetar Nderi i Vlorës” dhe “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës. Aftësitë e tij artistike u dalluan që në vitin 1946, kur ishte në shkollën Tregtare, ku aktivizohej në “Ora gazmore”, e cila organizohej mbi bankën kombëtare në qendër të qytetit.
Qirjako Sava fitoi diplomën e parë të nderit në vitin 1951, në një shfaqje me regji të Kadri Roshit, por edhe një çmim të dytë në Durrës, në vitin 1953. Pas kësaj, ai u kthye në një aktor e regjisor profesionist me një kontribut të madh në artin e Vlorës, me një krijimtari të pasur artistike.

Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga ...
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?
Ulja e akcizës me 20% për naftën, Rama: Do mbetet në fuqi de...
Marca e quan Muriqin magnet për topin dhe makth për Real Mad...