Trajneri shqiptar i xhudos me famë botërore, Driton Kuka, ka thënë se derisa Televizioni Nacional Japonez ishte duke i xhiruar medaljet e fituara, është ndalur rryma.
Ai ka reaguar ndaj ndërprerjes së energjisë elektrike në palestrën e tij.
Sipas tij derisa Televizioni Nacional Japonez ishte duke i xhiruar medaljet e fituara, është ndalur rryma.
“Populli po më doket po duron shumë! Kompanitë përgjegjëse për rrymë po na testojnë durimin!”
“TV Nacional Japonez duke xhiruar medaljet e fituara në errësirë në Stërvitje kur u ndal rryma”.
“Tash me ja nis stërvitjet si Samuraja me qirinj,ose a është momenti që populli ti tregoj me protesta këtyre Kompanive që u bë tepër!! Foto e bukur e trofeve pa rrymë????”, ka shkruar Kukaj.
Trajneri njihet për stërvitjen e talentëve me vlerë botërore nga Kosova si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova.
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...