Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë së Jashtme të Bosnjës & Hercegovinës, Vjekoslav Vukoviç, tha të martën se 10,000 vende pune janë në rrezik në Bosnjë pas taksës së Kosovës 100 për qind në produktet boshnjake.
Në konferencën për shtyp të mbajtur në Sarajevë, u theksua se eksportet nga BiH në vendet e CEFTA përbëjnë 15% të totalit.
Vukoviç tha se Bosnja ka eksportin në Kosovë 10 herë më të lartë se importi, e që nuk do të kishte efekt të vepronin me një kundërmasë.
“Ne duhet të gjejmë disa përgjigje për biznesmenët tanë dhe ne i dhamë mbështetje të plotë presidencës së BiH dhe Ministrisë së Tregtisë së Jashtme dhe Ekonomisë Marrëdhëniet e BiH-së për marrjen e të gjitha masave të nevojshme” – tha Vukoviç.
Ai shtoi se adresa e duhur për këtë situatë është Komisioni Evropian si bartës i CEFTA-s, sepse nuk ka mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve brenda kësaj marrëveshjeje tregtare, transmeton indeksonline.
Produktet kryesore të eksportit nga BiH në tregun e Kosovës janë qumështi, vaji dhe prodhimet e letrës.
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”