Më shumë se 90 mijë punonjës në Korenë e Jugut kanë hyrë në grevë për shkak të planit të ri për riorganizimin e orarit të punës në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Yonhap bëri të ditur se më shumë se 90 mijë punonjës në Konfederatën e Sindikatave të Koresë së Jugut (KCTU) kanë hyrë në grevë, ndërsa në 14 rajone të vendit janë mbajtur edhe demonstrata masive.
Në protestat para godinës së Parlamentit në kryqeytetin Seul morën pjesë rreth 10 mijë demonstrantë. Protestat përfunduan pa incidente.
Partitë politike në Korenë e Jugut, duke marrë parasysh ankesat e punëdhënësve, planifikojnë të bëjnë ndryshime lidhur me orarin e punës në vend, që momentalisht është 52 orë në javë.
Përfaqësuesit e sindikatave paralajmërojnë se ndryshimet e propozuara shkojnë në dëm të punonjësve.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...