Bakken Bears ka shënuar edhe fitoren e dytë kundër Z Mobile Prishtinës në FIBA Europe Cup.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës nuk ka arritur të marrë vendin e parë në grupin E në FIBA Europe Cup, duke u mundur në ‘Pallatin e Rinisë’ nga Bakken Bears me rezultat 77-100.
Prishtina pati fillim të mirë të ndeshjes, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 27:16.
Mysafirët arritën përmbysjen në çerekun e dytë, të cilin e fituan me rezultat 12:29.
Dominimi i mysafirëve vazhdoi edhe në çerekët e tretë dhe katërt, që rriten rezultatin e fitores në 77-100.
Pavarësisht humbjes, Z Mobile Prishtina ka arritur të kalojë në fazën tjetër të kësaj gare, që është një sukses i madh për basketbollin kosovar.
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën 36-vjeçari
Zelensky mer ftesë për Samitin e NATO-s në Ankara
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...