Një banakier turk ka rrëfyer se si ka nxjerrë nga uji trupin e refugjatit tre vjeçar nga Siria, Aylan Kurdi.
Fotografia që tregon xhandarmërinë turke duke e larguar trupin e djaloshit të vdekur nga plazhi, të mërkurën, u bë shpejt simbol i krizës së migrimit në Evropë.
Djaloshi u mbyt në një anije në të cilën vdiqën 12 persona, përfshirë edhe vëllanë e tij dhe nënën.
Adil Demirtas, 18-vjeçar ke deklaruar se kishte parë trupin në ora 6:30 në mëngjes. Ai ka treguar për “Daily Mail” se si së bashku me një shok kishin nxjerrë trupat në rërë para se të thërrisnin ambulancën.
“Vrapova drejt tyre. Isha shumë i frikësuar. Ai më ndihmoi t’i nxjerrja nga uji. Ata dukeshin akoma gjallë, ishin sikurse kishin fjetur, me pak buzëqeshje. Sytë i kishin akoma të hapur. Ua mbylla ngadalë”, ka deklaruar banakieri.
“Nuk po mundem të ha asgjë. Nuk mund të fle. Po mendoj vazhdimisht për dy fëmijët që i gjeta. Nuk kam fëmijë, por vëllai im i ka dy të moshës së njëjtë dhe jam shumë i lidhur me ta. Do të mendoj për këtë shumë gjatë”, shtoi Demirtas.
Babai i fëmijës, Abdullahi, që provoi ta shpëtojë familjen e tij kur nisi përmbytja e anijes, i dha lamtumirën familjes së tij në qytetin e Muglas, të enjten.
OKB: Fenomeni “El Nino” mund ta çojë planetin drejt temperat...
Kurti premton se Gjakovës do t`i kthehet prodhimi industrial
Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publi...
Kurti e pret nesër në takim Presidentin e KE-së
Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëven...
Rubio: Irani mund të diskutojë për herë të parë programin bë...