Ish-punëtorët e “IMN Kosova”, kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës.
Ata po kërkojnë që t’ju ndahet 20 përqindëshi, mbi 270 ish-punëtoreve të kësaj ndërmarrje.
Sipas ish-punëtorit, Musli Bytyqi, përveç 20 përqindëshit, ata nuk i kanë marruar as tri pagat e fundit, raporton arbresh.info.
“Ne kemi dalur për t’i kërkuar të drejtat e tona. Kërkesa jonë është që të na paguhet 20 përqindëshi dhe tri pagat që nuk na i kanë dhënë. Ne jemi mbi 270 ish-punëtor dhe kemi punuar mbi 20 vite në këtë ndërmarrje. Po kërkojmë vetëm të drejtat tona asgjë më shumë,” deklaroi Bytyqi.
E më i mllefosur është treguar ish-punëtori tjetër, Jakup Cakiqi. Sipas tij të gjithë udhëheqësi e kanë vendin në burg pasi nuk po merren më hallet e qytetarëve.
“Na nuk po kërkojmë kurrgjë tjetër veç të drejtat tona. Na i kanë borxh po as që ja u nin këtyre për ne. Krejt këta e kanë vendin në burgje të Dyzit, jemi lodhë tu i kërku tash e tri vite këto paga,” thotë Cakiqi.
E përfaqësuesi i këtyre punëtoreve Mustafë Krasniqi, thotë se disa herë kanë takuar kryetarin, Shpend Ahmeti, por deri tash asgjë nuk ka bërë për t’ja kthyer pagat që i meritojnë. Ai madje paralajmëron se nëse edhe tash nuk ndërmarrin asgjë, atëherë të drejtat e tyre do t’i kërkojnë nga Qeveria./arbresh.info/

Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin