Pas dështimit të Kosovës për anëtarësim në organizatën më të madhe policore në botë, INTERPOL, partitë opozitare kanë filluar të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Kurse analistët politikë thonë se dështimi eventual edhe në procesin e liberalizimit të vizave do të favorizonte shkuarjen në zgjedhje të reja.
Partitë opozitare e fajësojnë Qeverinë për mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, prandaj po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të presidentit Hashim Thaçi.
Në anën tjetër, analistët politikë thonë se nëse në fillim të dhjetorit Bashkimi Evropian nuk vendos për liberalizimin e vizave për Kosovës, atëherë sipas tyre vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, pasi vlerësojnë se qeveria “Haradinaj” do të bjerë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të fillojë mobilizimi për zgjedhje të reja, shkruan gazeta Zeri.
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Thaçi intervistohet nga gazetari gjerman, Michael Martens
Dibrani: Të burgosurit nga Danimarka pritet të vendosen në G...
Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK thotë se pritet ...
Hiqen tabelat serbisht në Leposaviq, vendosen ato në gjuhën ...
Shitjet e Tesla-s kanë shënuar ‘rënie drastike’ në Norvegji