Sindikata e Pavarur e Arsimit të Tiranës ka dalë sot kundër testimit që pritet të bëhet në dhjetor për mësuesit shqiptarë. Në emër të të gjithë mësuesve Anila Kosova kryetare e kësaj sindikate kërkoi që testimi të mos kryhet dhe mësuesve t’u lidhen kontratat e punës, për të gëzuar kështu të gjitha të drejtat që iu afron ligji.
Kosova argumenton se ky testim i ri është i panevojshëm pasi mësuesit zotërojnë një diplomë, kanë vjetërsi pune dhe kanë kryer më herët testimet e kualifikimit sipas vjetërsisë; çdo 5 vjet, 10 apo 20 vjet, dhe se kjo skemë është e mjaftueshme për të matur aftësitë e tyre profesionale.
“Sigurisht mësuesit janë kundër testimit, është diskutuar dhe disa herë, unë jam prononcuar dhe në media për këtë pjesë. Testimi i mësuesve është i panevojshëm, e kemi ngritur këtë problematikë por gjithsesi nga Ministria e Arsimit është thënë para pak ditësh që testimi do bëhet në dhjetor, por pjesa më e madhe e mësuesve nuk është dakord me këtë testim. Sepse është një testim i panevojshëm pasi mësuesit kualifikohen çdo 5, 10 dhe 20 vjet” thotë Anila Kosova, kryetare e Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Tiranës.
Pikërisht për të diskutuar të gjitha këto problematika dhe shqetësime në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2015-2016, mësuesit u mblodhën sot në një konferencë të jashtëzakonshme në Tiranë. Krahas testimit ata ngritën si shqetësim edhe mungesën e kontratavetë punës, pa të cilën nuk kanë aspak siguri në punë. Të gjitha këto shqetësime i kanë kaluar Ministrisë së Arsimit.
“Jemi mbledhur për të diskutuar për fillimin e vitit shkollor dhe për shqetësimet që në fakt kanë vetë mësuesit e Tiranës, në prag të fillimit të vitit shkollor , për shkak se në fakt akoma nuk kemi një kontratëkolektive e cila i shqetëson pjesën e të gjithë arsimtarëve të cilët janë anëtarë të Sindikatës. Sigurisht problemet janë të shumta, problem i madh në fakt është pjesa që mësuesit kërkojnë një kontratë dhe kontrata duhet të bëhet. Justifikimi është që baza ligjore është e paplotësuar sa duhet,” shpjegoi Anila Kosova.
Zonja Kosova akuzon edhe presidentin e Sindikatës së Pavarur të Arsimit Shqiptar, Nevruz Kaptelli se i ka lënë mësuesit në mëshirë të fatit, dhe po abuzon me detyrën dhe fondet që ka në dispozicion sindikata.
Sipas saj, ai nuk po kujdeset për shqetësimet e arsimtarëve ndaj dhe duhet të jap dorëheqjen. Viti i ri shkollor 2015-2016 nis më 15 shtator dhe aktualisht nxënësit janë duke blerë librat.
Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re
Reduktime të mundshme në disa komuna për natën e Vitit të Ri
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...