Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar në Mitrovicë, ku po mbahet konferenca “Ndërtimi i raporteve shqiptaro-serbe”, se asnjë problem i madh ndëretnik në Kosovë nuk ka ndodhur, që kur vendi e shpalli pavarësinë e vet në vitin 2008.
Veseli ka thënë se ka shumë pak serbë të ikur nga Kosova. Madje në fshatrat e Graçanicës e Shterpës, sipas Veselit, serbët janë integruar duke iu falënderuar politikanëve serbë në qeverinë e Kosovë, që kanë komunikuar me shqiptarët.
“Bashkë kemi arritur në një situatë stabile. Komunikimi i përbashkët në mes serbëve dhe shqiptarëve është rruga e vetme drejt shtendosjes së raporteve në mes dy vendeve”, ka thënë Veseli, përcjell koha.net. “Nuk ka asnjë incident ndëretnik, përjashto Mitrovicën Veriore. Mitrovica sot është vend i varfër. Atje edhe serbët edhe shqiptarët jetojnë në varfri”, ka shtuar më pas ai.
Numri një i ligjvënësve në vend, ka pasur edhe një ftesë për shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Atij i ka thënë se mund të vijë për të banuar në Kosovë.
“Ejani jetoni në Kosovë, do t’i njihni më mirë edhe problemet”, ka thënë Veseli.
OKB: Fenomeni “El Nino” mund ta çojë planetin drejt temperat...
Kurti premton se Gjakovës do t`i kthehet prodhimi industrial
Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publi...
Kurti e pret nesër në takim Presidentin e KE-së
Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëven...
Rubio: Irani mund të diskutojë për herë të parë programin bë...