Marrëveshjet e realizuara në Bruksel, në mes Prishtinës dhe Beogradit, më ndërmjetësimin e Brukselit, veçanërisht marrëveshja për krijimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe ka ngjallur pakënaqësi të mëdha të opozita kosovare, e cila për t’i kundërshtuar këto marrëveshje nuk i përjashton as demonstratat.
Telegrafi mëson se partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), është duke u angazhuar me të madhe që protesta e radhës të jetë sa më masovike. Kjo lëvizje përmes aksioneve të ndryshme, po tenton që t’i sensibilizojë qytetarët për t’iu bashkangjitur protestës e cila do të mbahet brenda pak ditësh.
“Nuk është çështje jave, por çështje ditësh kur do ta organizohet protesta”, ka thënë për Telegrafin një zyrtar i LVV-së.
Por, kësaj radhe a do të jetë protesta e koordinuar në mes bllokut opozitar si herëve të kaluara, kjo pritet të shihet ditëve në vazhdim, sepse tri partitë e opozitës parlamentare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma”, nuk po arrijnë t’i koordinojnë veprimet në një segment kundrejt Qeverisë, por secila ka hapur front në vete kundër koalicionit PDK – LDK.
Të tri partitë kundërshtojnë Marrëveshjen për Themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, por veprimet e tyre janë të çakorduara.
Përderisa Lëvizja “Vetëvendosje” është më shumë e koncentruar për ta kundërshtuar themelimin e Asociacionit, Aleanca e Ramush Haradinajt është më e zëshme kundër Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.
Këto kundërshtime opozitarët mendojnë t’i vazhdojnë edhe në ditët dhe javët në vijim, megjithatë nuk flasin për koordinim në mes vete ose edhe për idenë e “frontit opozitar”.
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...