Një shkrimtare kineze është dënuar me 10 vite burg për shkrimin dhe botimin e një romani që paraqiste skena seksi mes homoseksualësh.
Shkrimtarja,e identifikuar si Liu, u burgos nga një gjykatë në provincën Anhui muajin e kaluar për prodhimin dhe shitjen e “materialit të turpshëm”, transmeton portali arbresh.info
Romani i saj i titulluar “Profesioni” paraqiste një sjellje të turpshme mes dy burrave, duke përfshirë edhe aktet e çoroditura seksuale si përdhunime dhe abuzime.
Megjithatë, burgosja e saj ka shkaktuar protestë nëpër mediat kineze.
Sipas agjencisë së lajmeve të Pekinit, Liu tanimë ka paraqitur një apel në gjykatë.
Në Kinë pornografia është e paligjshme.
Zyrtarët e policisë thanë se shkrimtarja e akuzuar fitoi famë pasi filloi të shiste romanin e saj online.
Liu thuhet se ka shitur mbi 7,000 kopje të romanit të ri dhe romaneve tjera erotike online, duke fituar kështu rreth 150,000 juanë, më shumë se 21 mijë dollarë.
Shumë përdorues të mediave online kanë theksuar se dënimi që morri ajo ishte i tepruar./arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj