Mesfushori kosovar, Valon Berisha, ka deklaruar se nesër presin përkrahje të madhe nga publiku dhe do të futen për fitore.
“Po, e dimë rëndësinë e kësaj loje, ne e kemi presionin, por duam të fitojmë është loja e fundit, ne duam të fitojmë, loja ndaj Maltës na ka dhënë energji pozitive dhe atmosferë të mirë në ekip, pasi ishte fitorja e parë jashtë Kosovës, ishallah dalim si fitues. A duhet të sulmojmë apo të ndryshojmë lojën, pasi që edhe me një barazim Kosova kalon tutje? Ma merr mendja na si ekip dhe çdo lojë duhet të futesh me fitu dhe me kalu, se me mbajt mend barazimi nuk bën pasi që hupëm. E dimë, që Azerbajxhani është ekip ndryshe por me fansat tonë që do të na përkrahin, ne do të shkojmë për fitore nesër mbrëma,” deklaroi mesfushori kosovar, Valon Berisha.
LEXO Edhe: Challandes për lojën ndaj Azerbajxhanit: Gjasat janë 50/50, për të dy skuadrat
Kosova nesër mbrëma nga ora 20:45, do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të grupit tre, të ligës D.
Kujtojmë që Kosova është e para në grup me 11 pikë, ndërsa azerët të dytët me 9 pikë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...