Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të përurojë sot impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në vise rurale në fshatin Kramovik të Komunës së Rahovecit.
Ky impiant është i pari i ndërtuar në këtë mënyrë në Kosovë dhe ka për qëllim mbrojtjen e cilësisë së ujit të lumit Drin, përmes prezantimit të teknologjive kost efektive dhe inovative, vecanërisht në zonat që nuk kanë qasje në impiantet urbane për trajtimin e ujërave të zeza.
Impianti është pjesë e projektit të financuar nga GEF-i “Mundësimi i Bashkëpunimit Ndërkufitar dhe Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në Pellgun e Zgjeruar të Lumit Drin”, i implementuar si një aktivitet që demonstron si mund të mbrohet cilësia e ujit e lumit Drin përmes teknologjive inovative dhe me çmim të volitshëm, sidomos në zonat ku nuk ka qasje në impiante urbane për trajtimit e ujërave të zeza.
Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë Fatmir Matoshi, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Smajl Latifi, Kryetar i Komunës së Rahovecit, Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim/ Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Dimitris Faloutsos, GWPmed, Koordinator i Projektit – Sekretariatit të DrinCORDA, Binak Berisha në emër të fshatit Kramovik, partnerë, përfaqësues komunal dhe përfitues të fshatit.
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...