Një qytet meksikan, pranë një centrali të Coca –Colës, vuan aq shumë nga mungesa e ujit, saqë vendasit i janë drejtuar pijeve me sheqer si alternativë.
Madje kjo pije edhe në ceremonitë fetare përdoret si monedhë, transmeton portali arbresh.info
Përderisa diabeti tashmë ka prekur në masë banorët e qytetit, Cristobal de las Casas, në shtetin meksikan të Chiapas, për vite me rradhë ky vend është kapluar nga një qeveri lokale e paaftë dhe një koorporatë shumëkombëshe, e cila po zbaz furnizimin lokal të ujit në një rast të kapitalizmit të afërt.
Coca-Cola prodhohet në vend në fabrikën Femsa, e cila prodhon dhe shet në Meksikë. Sipas një marrëveshjeje të gjatë me qeverinë meksikane, fabrika zotëron të drejtat për të nxjerrë më shumë se 300,000 gallon (rreth 1,135,623 litra) ujë në ditë.
Vendasit e dëshpëruar duan mesatarisht më shuëm se dy litra pije të gazuar në ditë, pasi shpesh kushton më lirë se një shishe uje.
Shteti Chiapas ka parë një rritje prej 30 përqind të shkallës së vdekshmërisë nga diabeti midis 2013 dhe 2016.
Sëmundjet që prekin vendasit janë obeziteti, tensioni i lartë dhe diabeti./arbresh.info/
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...