Raporti i CIA për Khashoggit, Trump përshëndet sauditët si aleat spektakolar

US President Donald Trump talks to the press as he leaves the White House in Washington, DC, for California to visit the Camp Fire disaster area on November 17, 2018. - President Donald Trump was to arrive on November 17 in California where more than 1,000 people are listed missing in the worst-ever wildfire to hit the wealthiest US state, which is at the forefront of resistance to Trump's environmental and other policies. The deadliest and most destructive wildfire in California's history, the so-called Camp Fire, has now claimed 71 lives after authorities found eight additional sets of human remains. (Photo by Eric BARADAT / AFP) (Photo credit should read ERIC BARADAT/AFP/Getty Images)

21:10 | 17 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Presidenti Donal Trump e ka quajtur Arabinë Saudite si një aleat spektakolar, dy ditë pasi administrata  etij vendosi sanksionet kundër 17 zyrtarëve sauditë, që dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Presidenti tha se ende nuk ka marrë detajet e hollësishme nga CIA mbi zhvillimet më të fundit në hetimin e vrasjes së Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll, transmeton portali arbresh.info

Trump nuk ka komentuar deklaratën e CIA-s për përfshirjen e Princit të Kurorës saudite, Mohammed bin Salman, në vrasjen e gazetarit të njohur.

“Nuk na është dhënë ndonjë hollësi se ai luajti ndonjë rol”, tha presidenti për gazetarët, para se të udhëtonte drejt Kalifornisë, e cila është duke u përballur me një luftë të madhe të zjarreve.

Trump gjithashtu hodhi poshtë një raport të së enjtes nga NBC Neës duke pohuar se administrata e tij po konsideron ekstradimin e klerikut të ekzekutuar turk Fethullah Gulen me shpresën që të thyejë Presidentin turk Recep Erdogan nga ndëshkimi i sauditëve për vrasjen e Khashoggi.

“Kjo nuk është duke u shqyrtuar”, tha Trump, duke shtuar se “ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Turqinë”.

“Po, ne jemi aleatë edhe me Arabinë Saudite”, shtoi Trump. “Ata japin shumë punë dhe bëjnë zhvillim ekonomik. Në këtë aspekt, ata janë aleat shumë i rëndësishëm ekonomik”./arbresh.info/