Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet për vjedhje dhe detyrim. I dyshuari Sipas zyrës për media të Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës pasi ia kishte vjedhur veturën viktimës, e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar para në këmbim të veturës. Rasti ka ndodhur të martën me 1 shtator, kur viktima pas telefonatës që kishte marr nga i dyshuari, e kishte lajmëruar policinë.
“Lidhur me një rast të vjedhjes së veturës me datën 01.09.2015, në Prishtinë, Policia e Kosovës përmes rrugëve hetimore-operative ka marrë një informatë se një i dyshuar ka kontaktuar në telefon viktimën dhe i ka kërkuar një shumë të caktuar të hollash në këmbim për t’ia kthyer veturën e vjedhur”, bën të ditur policia. Arrestimi i të dyshuarit është bërë gjatë kohës kur viktima po ia dorëzonte parat për ta marr veturën e tij.
“Pas pranimit të informatës hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të shpejta operacionale, ku është arritur identifikimi dhe lokalizimi i të dyshuarit, dhe në momentin e këmbimit të të hollave në mes të viktimës dhe të dyshuarit, është realizuar arrestimi i të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë rajonale të Prishtinës. Ndërkohë pas ekzaminimeve të nevojshme të forenzikës, me urdhër të prokurorit kompetent viktimës i është kthyer vetura, ndërsa i arrestuari është dërguar në mbajte dhe i njëjti akuzohet për vepër penale të ‘vjedhjes’ dhe të ‘detyrimit’. /arbresh.info
Gjuajtje me armë në Skënderaj nga një veturë në lëvizje, pol...
Shtatë mrekullitë e kanellës për shëndetin
Haxhiu: Dyfishim i shtesave për fëmijë – nga 45 euro n...
“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qev...
Mbahet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, në fokus bashkëpunim ra...
Pas sulmit në Australi, Netanyahu u kërkon qeverive perëndim...