Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, të premten, në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në Tv Klan është shprehur për heqjen e Shqiponjës nga sheshi.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Arian Çani rreth këtij veprimi, Meta tha nëse bëhet fjalë për një projekt madhor, Shqiponja duhet të lëvizte, megjithatë ajo duhej të vendosej diku tjetër.
‘Unë nuk jam as njeriu i duhur për të bërë një vlerësim artistik për shqiponjën. Ajo u vendos në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Është vendosur me kontribut të një familjeje shumë të njohur. Mendoj se nëse ajo është hequr për shkak të një projekti publik është diçka tjetër, por ajo mund të vendosej diku tjetër. Shqiponja është simboli jonë’, tha Meta.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje