Xherdan Shaqiri përfundimisht ka gjetur formën e tij dhe ka filluar tashmë shkëlqimin në Liverpool pas transferimit të tij gjatë verës nga Stoke City.
Por, sa mendoni se kushton ylli kosovar tani?
Liverpooli kishte paguar vetëm 13 milionë funta te “Potters” për ish anësorin e Bayern Munichut dhe Interit gjatë merkatos verore të transferimeve, një tarifë që aktivizoi klauzolën në kontratën e Shaqirit te skuadra tashmë e dëbuar nga Premierë Ligë, por tani ajo shifër konsiderohet e befasishme duke marrë parasysh tregun aktual, transmeton portali arbresh.info.
Deri tani këtë sezon, Shaqiri ka bërë 11 paraqitje për “Redsat” në të gjitha kompeticionet duke shënuar dy gola, përfshirë golin kundër Fulhamit në vikend si dhe duke krijuar tri asistime për bashkëlojtarët e tij të rinj.
27-vjeçari është gjithashtu një reprezentues i Zvicrës me 22 gola dhe 76 paraqitje dhe eksperienca e tij i ka ndihmuar qartë për tu adaptuar me shpejtësi në Anfield.
Bazuar në formën e tij aktuale, Shaqiri padyshim se e ka dyfishuar vlerën e tij, diku rreth 25 – 30 milionë funta./arbresh.info/
Por, ju tifozë të Liverpoolit dhe yllit shqiptar a mendoni se gjilanasi vlen edhe më shumë?
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...