Alvaro Morata ka zbuluar se një bisedë me gruan e tij e ka bindur atë të mos largohet nga Chelsea këtë sezon.
Spanjolli ka kaluar një sezon mjaftë të vështirë te skuadra në perëndim të Londrës pas transferimit prej 60 milionë funta nga Real Madridi, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur për ‘ESPN’, Morata tha:
“I kam treguar gruas time dhe familjes që unë duhet të bëjë një hap ose dy prapa për të shijuar sërish futbollin. Isha në një presion të madh dhe kur ju jeni në atë gjendje, ju nuk mund të shijoni futbollin”
“Është ky momenti kur ju duhet ta kuptoni që ose duhet t’i lejoni të tjerët të ju ndihmojnë dhe të dëgjojnë ose të vazhdoni që të përkeqësoheni. Këtë verë unë i kam thënë vetës një ose dy herë që unë dua të shkoj te një skuadër ku dua të jem i lumtur sërish, pa presion”
“Gruaja ime qeshi dhe më tha të ‘mos flas pakuptimtë’. Shumë gjëra ndodhin në kokën tënde, por tani unë jam duke e shijuar sërish futbollin. Ishte një çështje për tu përshtatur në kokën time, gjë e cila kontrollon trupin”
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren
Dheu i Bardhë: Konfiskohen mbi 122 mijë euro dhe valutë e hu...
Bashkëpunimi Kosovë–Japoni në fokus të takimit Maqedonci–Tan...