Federata e Boksit të Kosovës sot ka mbajtur konferencën e dytë për media në Komunën e Mitrovicës dedikuar përgatitjeve për edicionin jubilar të turneut
ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Në këtë konferencë kanë folur kryetari i Federatës së Boksit, Ramadan Selimi, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, zëdhënësi i
Federatës së Boksit, Latif Demolli.
Kryetari i Federatës së Boksit, Ramadan Selimi, tha se ky turne po mbahet për të njëzetën herë me organizim të Federatës së Boksit, nën patronatin e
kryeministrit dhe në mbështetje të komunës së Mitrovicës.
“Jemi në vazhdën e përgatitjeve për fazën e parë të turneut, për të cilën është treguar një interesim jashtëzakonisht i madh nga boksierë të shteteve
të ndryshme. Me rastin e hapjes turneut do të ketë edhe program kulturor artistik si dhe është konfirmuar pjesëmarrja e boksierëve me renome
botërore. Gjithashtu i pranishëm do të jetë edhe boksieri legjendar shqiptar, Luan Krasniqi i cili do ti sjellë edhe disa boksierë të famshëm
nga Gjermania”, ka thënë z. Selimi.
Në fjalën e tij drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, tha se për Mitrovicën është nder dhe privilegj që ky turne për herë të parë po
mbahet në qytetin tonë.
“Ky turne do të jetë madhështor me pjesëmarrje masive të boksierëve të njohur ku deri më tani dhjetë shtete e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre
në këtë turne, andaj komuna e Mitrovicës ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që ky aktivitet të realizohet në mënyrën më të mirë të
mundshme”, tha ndër të tjerash drejtori Peci.
*Turneu ndërkombëtare i boksit “Adem Jashari” do të mbahet në palestrën sportive “Minatori” në Mitrovicë me datën 24/25.11.2018, nga ora 15:00
deri në ora 20:00.*
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës