Qytetarët e Komunës së Prishtinës që jetojnë në periferi të qendrës, janë në hall me infrastrukturën e rrugëve.
Një lexues nga Lagjia ‘Mati’ ka thënë për Indeksonline se disa nga rrugët në këtë lagje janë të mjerueshme.
Ai ka dërguar fotografi ku shihet një i moshuar duke mbushur gropat me dhe, në mënyrë që këmbësorët ta kenë më të lehtë qarkullimin.
Ky banor thotë se më shumë se 100 nxënës kalojnë gjatë ditës nëpër këtë rrugë, për të shkuar në shkollë.
Sipas tij, Komuna nuk ka fare interesim të dal në teren dhe të kuptoj nevojat e qytetarëve. Ai shton se komunarët e vizitojnë këtë lagje vetëm kur vjen koha për zgjedhje.

Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime...
Rina Maloku rikthehet pas një kohe të gjatë në rrjete social...
Kosovë, Shqipëri, Kroaci – mbahet takimi trepalësh për forci...
Tatimi i dyfishtë eliminohet: Ambasada e Kosovës në Itali je...
Policia në veri gjen sërish armë, municion dhe mjete të tjer...
Në vitin 2025, Shqipëria priti 12.47 milionë vizitorë