Pastrimi i parave e korrupsioni po e dëmtojnë zhvillimin ekonomik të vendit

10:07 | 16 Nëntor 2018
M. A.

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Këshilli i Evropës po mbajnë një konferencë në kuadër të projektit të përbashkët kundër krimit ekonomik. Jepen vlerësime rreth përputhjes së ligjeve të Kosovës me standardet evropiane në luftimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Përfaqësi i zyres në Bashkimin Europian, Labor  Chald, ka thënë se ka shumë sfida në këtë rrugë por sipas tij përmes bashkëpunimit do të ketë shumë punë për të bërë dhe për të luftuar korrupsionin, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

“Është privilegj i madh për  mua të jem këtu . Unë jam shumë i lumtur se mund të prezantojmë disa rezultate me rekomandime konkrete me çka duhet të përmirësohemi. Do të doja të njoh kontributin e institucioneve përfshirë edhe agjencitë. Unë mendoj që të gjithë ne e dimë që kemi shumë përpjekje në ligjin civil dhe  në ligjin final, është e rëndësishme që krimi nuk paguhet por me mjete që janë fituar. Jo më pak e rëndësishme është bashkëpunimi qartasi ka shumë sfida unë do të vazhdojë të ju mbështes juve”, tha ai.

Ministri i financave Bedri Hamza tha se pastrimi i parave po dëmton shumë zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas tij po punohet  maksimalisht përmes projekteve që të eliminohen këto raste.

“Nuk do koment se pastrimi i parave dëmton zhvillimin ekonomik, dhe sulmon esencën e një shoqërie. Me këtë drejtim raporti i vlerësimit me standardet ndërkombëtare  të pastrimit  të parave. Ky është vlerësimi i dytë  që janë përmbushur nga autoritetet tona deri më tani ministria e financave ka përfshirë   të gjithat aktet. Kjo strategji e re do të përfitoj e që fillon nga zyret dhe institucionet dhe përfundon të qeveria “, tha Hamza.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, thotë se me partnerët tanë po arrijmë ta parandalojmë një hark të rëndësishëm për vendin tonë.

“Ne bashkëpunim me partnerët tanë ne kemi arritur  ta përpilojmë një draft ligj e cila është miratuar në Kuvendin e Kosovës  për veprat penale të pastrimit  të parave veprat penale me terrorizmin.

Po shpresojmë qe brenda këtij viti ti parandalojmë.

Jam i bindur që me një angazhim pozitë-opozit do ta votojmë brenda këtyre dy muajve ketë. Republika e Kosovës po arrit me mbyllë  një hark të rëndësishëm” deklaroi Tahiri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale